Mbrojtësi i majtë shqiptar, Hysen Memolla po kalon ditët e tij të fundit në futbollin kroat.
Pas ftesës në Kombëtaren e Shqipërisë, ai nuk arriti më të luante për Hajdukun pasi klubi e kishte dërguar në ekipin e dytë.
Por më në fund Memolla po largohet nga Spliti për tu transferuar në futbollin italian.
26-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në futbollin italian më saktësisht te US Salerintana në Serie B.
Lojtari ka arritur marrëveshje me ekipin italian dhe zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve.
Për Memollën nuk do të jetë diçka e re të luaj në futbollin italian, pasi ai më parë u aktivizua edhe me Hellas Veronën. /Telegrafi/