Është duke vazhduar emërimi i zëvendësministrave, ku në Ministrinë e Infrastrukturës zv.ministër është emëruar Hysen Durimishi.
Durmishi ishte kandidat për deputetë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.
Ministrinë e Infrastrukturës do ta udhëheq Liburn Aliu.
Qeveria e Kosovës është votuar më 22 mars, ku pro formimit të saj kanë qenë 67 deputetë, kurse kundër 30.
Qeveria Kurti 2 ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri. /Telegrafi/