Telegrafi

Hysaj titullar ndaj Udineses

Foto LaPresse - Gerardo Cafaro 28/10/2015 Napoli (Italia) Sport Calcio SSC Napoli vs U.S. Città di Palermo Campionato di Calcio Serie A TIM 2015 2016 - Stadio "San Paolo" Nella foto : Hysaj Photo LaPresse - Gerardo Cafaro 28 October 2015 Naples (Italy) Sport Soccer SSC Napoli vs U.S. Città di Palermo Italian Football Championship League A TIM 2015 2016 - "San Paolo" Stadium In the pic: Hysaj

Duke nisur nga mesdita e sotme, skuadra e Napolit ka nisur të mendojë seriozisht për ndeshjen e të dielës që do të diskutojë në orën 12:30 ndaj Udineses ku luajnë “ishët”, De Canio, Zapata dhe Armero.

Trajneri i Napolit, Sarri më në fund ka marrë frymë lirisht, teksa ka parë shqiptarin Elseid Hysaj në Castel Volturno, duke konfirmuar faktin se gjëndja e kaviljes së djathtë të mbrojtësit, ish-futbollist i Empolit, nuk është shqetësuese.

Sikurse konfirmon “Gazzetta dello Sport”, më shumë se për shkak dëmtimi, Hysaj u rikthye para kohe në Napoli, si një masë paraprake dhe parandaluese. Në këto kushte, është e sigurt që Hysaj do të aktivizohet të dielën nga minuta e parë në sfidën ndaj Udineses.

Ndërkohë, Napoli dhe trajneri Sarri presin të ribashkohen me ekipin edhe futbollistët e tjerë të angazhuar me ekipet përfaqësuese, më në diskutim prej të cilëve janë Ghoulam dhe Koulibaly, të cilët kanë itinerare të gjatë, ndërsa Higuain, ndonëse me një problem deri diku të ngjashëm, konsiderohet titullar i padiskutuar në Udine.