Napoli duket se do të bëjë ndryshime të mëdha në repartin defensivë për edicionin e ardhshëm.
Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj pritet të nxirret në shitje nga Napoli për t’i sjell të ardhura të mëdha.
Napolitanët synojnë që nga shitja e Hysajt të fitojnë së paku 40 milionë euro.
Lojtari pëlqehet shumë nga Interi por edhe nga Chelsea në Angli.
Së fundmi interesim për të ka shfaqur edhe gjiganti spanjoll Atletico Madrid, me Diego Simeonen që e pëlqen shumë lojën e lojtarit.
Hysaj iu bashkua Napolit katër vite më parë nga Empoli dhe që nga ajo kohë është ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Serie A.
Vendin e reprezentuesit shqiptar te Napoli pritet ta zë mbrojtësi italian i Spal, Manuel Lazzari. /Telegrafi/