Telegrafi

Hysaj: Do të jetë kampionat i bukur me Ronaldon e Ancelottin

Napoli po vazhdon përgatitjet për edicionin e ri në Serie A.

Nën kampionët e Italisë iu afruan titullit edicionin e kaluar, por në fund dështuan ta marrin atë.

Por me ardhjen e Carlo Ancelottit në krye të skuadrës, objektivi kryesor i Napolit do të jetë titulli i kampionit.

Për këtë ka folur edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj që ka thënë se ardhja e Ronaldos te Juventusi dhe Ancelottit te Napoli ka zbukuruar kampionatin.

“Do të jetë një kampionat shumë i bukur, sidomos me ardhjen e Ronaldos te Juventusi dhe Ancelottit te Napoli”.

“Edhe skuadrat tjera janë duke u përgatitur mirë si për shembull Interi. Gjithsesi ne do të synojmë titullin e kampionit tha Hysaj për Sky Sports.

( Getty Images)

Tutje mbrojtësi shqiptar tha se Napoli do të jap maksimumin në tri garat që do të marrë pjesë.

“Ne po përgatitemi që të japim maksimumin si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve”.

“Trajneri Ancelotti po kërkon nga ne mbrojtësit që të bëjmë gjëra të veçanta në fushë”, përfundoi Hysaj. /Telegrafi/