Telegrafi

Hysaj do ta rinovojë kontratën me Napolin

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Agjenti i Elseid Hysajt ka konfirmuar se mbrojtësi i djathtë do t’i fillojë bisedimet me Napolin për rinovimin e kontratës.

Futbollisti shqiptar ishte lidhur me një kalim te Chelsea, për t’i bashkëngjitur ish-trajnerit Maurizio Sarri, mirëpo qëndroi në San Paolo.

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Ai vazhdon punën nën drejtimin e Carlo Ancelotti, ndërsa Mario Giufreddi pret që ai të ketë një tjetër sezon mbresëlënës.

“Hysaj? Ai do të jetë më i mirë se në vitet e kaluara. Objektivi i tij primar ka qenë faza e mbrojtjes, por tash duhet të mendojmë edhe për fazën ofensive në lojën e Ancelottit”.

“Në dy ndeshjet e para të Napolit, ai dhuroi një asistim dhe pothuajse e shënoi një gol”, ka thënë Giufreddi për CalcioNapoli24.

Elseid Hysaj (Foto: Getty Images)

Kur u pyet pse nuk iu bashkua Chelseat, ai u shpreh: “Hysaj është shumë i lumtur me qëndrimin e tij. Ai ka dëshirë të madhe të trajnohet nga Ancelotti, është djalosh i mençur dhe e di se ka shumë vend për përmirësim me Ancelottin”.

“Në javët në vijim, do të bisedojmë për kontratën e re me Napolin. Është po ashtu edhe në interesin e tyre. Hysaj ka lindur në vitin 1994 dhe është një prej më të mirëve në Evropë”.

“Ka pasur një bisedë me Napolin në Dimaro dhe kemi lënë takim për muajin shtator”, ka deklaruar Giufreddi. /Telegrafi/