Elseid Hysaj ka pasur një ndeshje fantastike për Napolin në derbin e javë ndaj Interit.
Dy skuadrat e pamposhtura në Serie A, kanë barazuar pa gola 0-0 duke vazhduar formën e lartë.
Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj ishte më i miri në këtë takim për vendasit duke marrë edhe një notë të lartë (7.2).
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte një ditë speciale pasi përballë Interit luajti ndeshjet e tij të 100-të me fanellën e Napolit.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra napolitane nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ që Hysaj luajti ndeshjen e 100-të.
23-vjeçari iu bashkua Napolit dy vite më parë nga Empoli për një shumë prej pesë milionë eurove.
Pas paraqitjeve brilante me fanellën e kaltër, Hysaj është bërë ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në Evropë.
Ylli shqiptar shpeshherë ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Inter, Juventus, Bayern Munich e Chelsea. /Telegrafi/