Më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur dhe Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën e tij me Napolin.
Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer që nga transferimi i tij në Napoli dhe kjo ka bërë që klubi t’i ofrojë rinovimin.
Sipas asaj që ka shkruar Radio Kiss Kiss Napoli, shkodrani ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2021.
Paga e lojtarit me kontratën e re është katërfishuar dhe kështu lojtari është bërë ndër më të paguarit te Napoli.
Hysaj gjithashtu do të ketë një klauzolë largimi për në ndonjë tjetër kampionat, por e njëjta klauzolë nuk vlen për skuadrat italiane. /Telegrafi/