Telegrafi

Hysaj rikthehet në stërvitje pas lëndimit

Elseid Hysaj. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për dy takimet e radhës së kombëtares kuqezi ndaj Andorras në “Elbasan Arena” dhe ndaj Francës në “Arenën Kombëtare”.

Hysaj i cili po qëndron jashtë fushave të futbollit që nga fillimi i muajit tetor për shkak të një dëmtimi që pësoi në shpinë në ndeshjen ndaj Torinos.

Kuqeziu është rikthyer në stërvitje me Napolin këtë të enjte dhe shumë shpejt do të jetë i gatshëm për të zbritur në fushë.

Ndeshja e fundit e Elseid Hysajt . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Në këto momente duke patur parasysh edhe dëmtimin e rëndë të Malcuit, Ancelotti ka shumë nevojë për shqiptarin pasi pritet ta përshtatë Hysajn në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kjo pasi Di Lorenzo do të s’postohet në të djathtë pasi në krahun e majtë mungon edhe Fazhi Ghoulam i cili gjithashtu është i dëmtuar.