Telegrafi

Hysaj objektiv i gjigantit spanjoll

Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit anësor më të mirë në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka shpërthyer në fanellën e Napolit duke bërë për vete të gjithë në Itali.

Por si duket ai nuk do të qëndrojë edhe gjatë tek skuadra e Aurelio De Laurentis, pasi për të gjithnjë e më shumë po interesohen skuadrat e mëdha, transmeton Telegrafi.

Pasi javë më parë u zbulua se Bayern Munich e dëshiron lojtarin në ‘Allian Arena’, së fundmi në garë është futur edhe Atletico Madrid.

Sipas asaj që ka shkruar ‘tuttomercatoweb’, skuadra e Diego Simeones e dëshiron shqiptarin si zëvendësim të Juanfran.

Vlera e shkodranit është rritur ndjeshëm dhe ai tani vlerësohet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/