Telegrafi

Hysaj nuk luan për Napolin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Elseid Hysaj (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Elseid Hysaj nuk do të luajë për Napolin ndaj Racing Genk në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat do të përballen nesër (e mërkure) nga ora 18:55, mirëpo mbrojtësi shqiptar nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Hysaj ishte përfshirë fillimisht në listën e Napolit për takimin me Genkun, por më vonë u bë e ditur se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës.

Skuadra italiane nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar se përse mbrojtësi i Kombëtare së Shqipërisë ka mbetur jashtë liste.

Lexo po ashtu Hysaj në janar pritet t’i bashkohet Chelseat

Sipas asaj që raporton Gonfia La Rete, Hysaj ka preferuar që të qëndrojë në Itali në mënyrë që ta përmirësojë më shumë anën kondicionalë.

25-vjeçari në këtë sezon ka luajtur vetëm 25 minuta shkaku i problemeve me muskuj, derisa ka konkurrencë edhe nga Kevin Malcuit dhe Giovani Di Lorenzo. /Telegrafi/