Telegrafi

Hysaj: Nuk kam ofertë nga Atletico

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, thotë se nuk ka marrë kurrfarë oferte zyrtare nga Atletico Madridi.

Futbollisti shqiptar është lidhur me një kalim në kryeqytetin spanjoll, mirëpo ai thotë se janë thjesht spekulime.

“Nuk ka asgjë që është zyrtare. I kam dëgjuar edhe unë këto thashetheme, por nuk ka ofertë. Tash për tash jam i përqendruar vetëm te Napoli dhe te ekipi kombëtar”.

“Më e rëndësishmja për mua është që të jap qind për qindëshin në mënyrë që t’i përmirësoj paraqitjet e mia”, citon ItaSportPress fjalët e 22-vjeçarit.

Ndryshe, Hysaj do të mungojë në miqësoren ndaj Luksemburgut, pasi ka pësuar një lëndim. /Telegrafi/