Elseid Hysaj beson se ndryshimi i trajnerit i ka bërë mirë atij dhe përmirësimi ka vazhduar ndeshjes pas ndeshje me Carlo Ancelottin.
Hysaj në fillim ishte pjesë e formacionit të Ancelottit, duke vazhduar me atë që e ka bërë me Maurizio Sarrin, por që mbrojtësi pastaj humbi besimin, për ta kthyer sërish.
Ai ka startuar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit të Napolit, ndërsa pret që të kalojnë tutje pas ndeshjes së dytë me RB Salzburgun.
“Nuk besoj që rezultati nga ndeshja e parë do të bëjë që ne ta humbim fokusin”.
“Ne e dimë që Salzburgu ka një ekip të mirë me lojtarë të mirë. Do të futemi në fushë me qetësi, por me dëshirë që të arrijmë rezultat”.
“Mungesa e Koulibaly e Maksimovic? Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, por ata që do të luajnë në pozitat e tyre do ta japin më të mirën”.
“Një gol? Do të jap gjithçka që ta shënoj një, por nuk ka ndodhur ende. Jam i qetë për këtë”
“Marrëdhënia ime me Ancelottin? Për mua është një rast i madh, pasi unë kam punuar me të njëjtin trajner për gjashtë vite”.
“Ndryshimi është i mirë. Mendoj që po përmirësohem çdo ndeshje”, ka thënë Hysaj. /Telegrafi/