Elseid Hysaj ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij te Napoli.
Klubi italian i ka ofruar kontratë të re Hysajt, por që ende nuk është pranuar nga shqiptari.
Mediat italiane kanë raportuar se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Mario Giufredi por pa arritur një marrëveshje.
Menaxheri i lojtarit ka kërkuar pagë vjetore prej tre milionë eurove në stinor për një kontratë pesë vjeçare.
Ndërkohë Napoli i ka ofruar 2,5 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset.
Në rast se Napoli e ngrit ofertën në 2,8 milionë euro atëherë mund të nënshkruhet kontrata e re.
E situatën e mbrojtësit shqiptar po e ndjek Interi, që synon transferimin e shkodranit për një shumë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/