Site icon Telegrafi

Hysaj mungon në një ndeshje pas kartonit të kuq

Elseid Hysaj of SSC Napoli during the UEFA Champions League match between SSC Napoli and Sl Benfica at Stadio San Paolo Naples Italy on 28 September 2016. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj ra viktimë e teknologjisë në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Napolin, pasi as pamjet filmike nuk e shpëtuan nga përjashtimi, që më pas rezultoi i padrejtë.

Futbollisti shkodran shkaktoi penallti me një ndërhyrje të parregullt në zonën e Napolit, duke u dënuar nga arbitri, e tani vjen ndëshkimi i pritshëm.

Elseid Hysaj do të mungojë një ndeshje, pas përjashtimit ndaj Veronës në ndeshjen e parë të jugorëve në Serie A.

Kështu, mbrojtësi kuqezi nuk do të mund të jetë në derbin kuqezi ndaj portierit Etrit Berisha, kur Napoli të përballet me Atalantën, shkruan Top-Channel.

Ndërkohë, gjykatësi sportiv vendosi të gjobisë me 30 mijë euro Veronën, për shkak të koreve raciste ndaj tifozëve të Napolit dhe qytetit jugor.

20 mijë euro gjobë edhe për Romën, për lëshimin e tymueseve dhe flakadanëve, si dhe 10 mijë për Interin, si rezultat i koreve diskriminuese në “San Siro”.

Exit mobile version