Telegrafi

Hysaj kërkon titullin me Napolin

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion.

Ai së bashku me Napolin e tij janë lider në kampionatin italian Serie A.

Napoli është në kërkim të titullit që nga viti j largët 1990 dhe duket se ky është viti i duhur për triumf.

Reprezentuesi shqiptar ka deklaruar se lojtarët janë duke menduar vetëm për titullin e kampionit.

“Jemi duke menduar vetëm rreth titullit të Series A, tifozët e meritojnë atë dhe ne do t’ua sjellim”, ka thënë Hysaj.

Napoli do kërkojë ta mbajë vendin e parë edhe në ndeshjen ndaj Sassuolos të cilën e luan të dielën në ‘San Paolo’. /Telegrafi/