Site icon Telegrafi

Hysaj kalon lëndimin, i gatshëm për Juventusin

Skuadra italiane Napoli ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes derbi ndaj Juventusit.

Mbrojtësi i talentuar shqiptar, Elseid Hysaj ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar ditë më parë me Kombëtaren e Shqipërisë.

Shkodrani pësoi një lëndim në kavilje të martën në miqësoren ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në ‘Elbasan Arena’.

Gjithsesi mjekët e Napolit kanë bërë një punë të mirë me mbrojtësin duke bërë gati për ndeshjen ndaj Juventusit.

Mediat italiane kanë raportuar se Napoli ka marrë lajmin se Hysaj mund të startojë në këtë sfidë të rëndësishme.

Napoli do të përballet me kampionët e Italisë të dielën me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Exit mobile version