Telegrafi

“Hysaj ka oferta, vendos para shtatorit”

NAPLES, ITALY - MARCH 12: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between SSC Napoli and FC Crotone at Stadio San Paolo on March 12, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Elseid Hysaj është emri më i lakuar nga futbollistët shqiptarë për afatin kalimtar veror.

Mbrojtësi i djathtë ka arritur marrëveshje verbale për zgjatjen e kontratës, por agjenti i tij thotë se ofertat në drejtim të mbrojtësit janë të shumta.

Shqiptari ka impresionuar me fanellën e Napolit, prej kalimit të tij nga Empoli.

“Hysaj rinovon në shtator”.

“Nëse vijnë ofertat në normalisht që do t’i studiojmë dhe do t’i vlerësojmë. Mendoj që nëse Napoli dëshiron të luftojë për titull, atëherë nuk do ta lejoj largimin e lHysajt”, ka thënë agjenti.

“Ata duhet të bëjnë investime nëse duan të luftojnë për titull. Natyrisht, vetëm nëse e vazhdo Sarri projektin që e ka filluar para dy vitesh”, ka nënvizuar ai. /Telegrafi/