“Flas me Napolin çdo ditë, por për momentin nuk ka asnjë të re”. Këto janë fjalët e agjentit të Elseid Hysajt, Mario Xhufredi, në lidhje me rinovimin e klientit shqiptar, por edhe disa lojtarëve të tjerë te Napoli.
Duke folur për Napolisport.net, Xhufredi shpjegon: “Të gjithë e dinë që Elseidi meriton që t’i rishitet kontrata, por nuk kemi asnjë ngut. Nuk është diçka që duhet bërë patjetër që nesër”.
Vonesa e rinovimit dhe Evropiani në prag mund të bëjnë që Hysaj të marrë oferta joshëse në rast se spikat në Francë, por Xhufredi shton: “E kush tha që nuk ka marrë oferta të rëndësishme? Napoli e do Hysajn dhe Hysaj dëshiron të qëndrojë, gjithnjë nëse nuk vjen ndonjë ofertë që nuk mund të refuzohet”.
“Hysaj është i qetë dhe i përqendruar tek Evropiani, gjithë të tjerat janë në plan të dytë dhe do kemi kohë të ulemi e të flasim për rinovimin”, ka shtuar për fund agjenti, transmeton Sportal.al.