Elseid Hysaj ka deklaruar se Napoli duan të mundin Romën dhe t’i kushtojnë fitoren shokut të skuadrës, Arkadiusz Milik, i cili është lënduar dhe do të mungoj gjatë.
Mbrojtësi i Shqipërisë tregon që skuadra e tij, Napoli, janë të gatshëm për takimin e fundjavës ndaj Romës, ku presin fitore që do t’ia ngrite motivin skuadrës, teksa do t’ia kushtonin edhe shokut të skuadrës, Milik.
“Ne do të jemi të përqendruar shumë, do të japim 100 për qind kundrejt Romës”, ka thënë Hysaj për mediat italiane, transmeton Telegrafi.
“Ne duhet të kthehemi në mënyrën se si ne ishin më parë, jemi shumë të zemëruar në lidhje me humbjen në Bergamo ndaj Atalantas”.
“Jemi shumë të zhgënjyer për lëndimin e Milik, por këto gjëra mund të ndodhin. Pra, ne gjithashtu duam të fitojmë dhe t’i kushtojmë fitoren atij. Ne jemi një grup i madh, si në fushë ashtu edhe jashtë saj të dhënë të gjitha tona”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares shqiptare. /Telegrafi/