Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, ka thënë se është i lumtur te napolitanët.
Shqiptari ka përgënjeshtruar zërat për një largim të mundshëm drejt Ligës Premier, ku edhe po kërkohet nga Manchester Untiedi.
“Në Napoli jam shumë mirë dhe dua të qëndroj. Është një qytet fantastik dhe skuadra luan një futboll të madh”.
“Në sezonin e ardhshëm do të përpiqemi për të fituar diçka, pastaj do të flasim përsëri”, ka thënë Hysaj.
Hysaj te Napoli u transferua nga Pescara në vitin 2015. /Telegrafi/