Telegrafi

Hysaj beson në titull

Njëri nga futbollistët shqiptarë më në formë padyshim që është mbrojtësi Elseid Hysaj që edhe njëherë ishte ndër më të mirët te Napoli.

Anëtari i Kombëtares shqiptare ka qenë titullar në fushë për Napolin në fitoren ndaj Genoas 2-1.

Hysaj asistoi tek goli i barazimit për Gonzalo Higuainin, ndërsa pas ndeshjes ka folur edhe për gjasat për titull të kampionit.

“Morëm një fitore duke vuajtur por nganjëherë edhe këto pikë janë të bukura. Pas golit të tyre ne morëm zemër dhe arritëm fitoren”.

“Tani do të kemi pushim për tu rikthyer pastaj në kampionat ku na presin tetë ndeshje finale dhe shpresojmë të triumfojmë në fund”, deklaroi Hysaj. /Telegrafi/