Elseid Hysaj po mendon të vazhdoj ‘martesën’ me skuadrën italiane.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka theksuar se rinovimi i konëtratës me skuadrën e Napolit është vetëm çështje ditësh.
Kjo pasi, Hysaj ka vendosur të vazhdoj me napolitanët edhe për disa sezone dhe për këtë punë është duke u marrë agjenti i tij.
“Mund të them tashmë se jemi shumë pranë rinovimit. Unë këtu në Napoli jam shumë i lumtur, kam blerë shtëpi dhe jam integruar në një ambient shumë të bukur dhe që më përshtatet, në të cilin shpresoj që të rri sa më shumë që të jetë e mundur”, ka deklaruar Hysaj.
Këto fjalë Hysaj i tha pas fitores bindëse 5:0 që Napoli e shënoi ndaj skuadrës franceze, Monaco. /Telegrafi/