Telegrafi

Hysaj afër rinovimit, Napoli i vendos një klauzolë marramendëse

Reprezentuesi shqiptar, Elseid Hysaj pritet të nënshkruajë një kontratë të re te Napoli deri në qershor të vitit 2021, me një klauzolë prej 50 milionë euro.

Hysaj u transferua nga Empoli verën e kaluar për vetëm 5 milionë euro, mirëpo profili i tij u rrit në mënyrë dramatike pas Euro 2016.

Sipas Sportitalia, agjenti i Hysajt ka punuar për detajet e një kontrate të re për të reflektuar kundër interesit të skuadrave tjera, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Hysaj afër rinovimit me Napolin

Marrëveshja e re do të jetë deri në qershor të 2021 dhe do të ketë vlerë 1.4 milionë euro në vit plus bonuse, me një rritje të prej 2 milionë euro neto në sezonin përfundimtar.

Kontrata do të ketë edhe një mundësi për të zgjatur deri në qershor 2022, duke fituar 2.5 milionë euro plus bonuse, por befasia është që kontrata përfshin një klauzolë lirimi me vlerë të 50 milionë euro. /Telegrafi/