Në një duel boksi i kushtohet shumë rëndësi edhe spektaklit, ndërsa këtu bën pjesë edhe çasti i hyrjes së boksierëve drejt ringut.
Kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, e mbron titullin kundër sfiduesit të detyrueshëm, Dominic Breazeale.
Deontay Wilder makes quite an entrance. pic.twitter.com/h7x2iI1StI
— CBS Sports (@CBSSports) May 19, 2019
Arena e mbushur në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut pret meçin më të madh deri më tani të këtij viti.
I pamposhturi me nofkën ‘Bomberi i Bronztë'(40-0-1, 39 nokaute) kryesoi titujt e mediave, pasi e kërcënoi kundërshtarin e tij (20-1, 18 nokaute) se mund ta vrasë në ring.
Në bazë të parashikimeve, Wilder do ta fitojë me nokaut këtë meç, mirëpo nuk pritet që Breazeale t’ia bëjë kaq të lehtë siç shkruhet në letër. /Telegrafi/