Jose Mourinhos iu tregua kartoni i kuq pasi hyri në fushë gjatë një kërkimpenalltie gjatë ndeshjes ndërmjet Romës dhe Atalantas në Stadio Olimpico.
Në pjesën e dytë të takimit që u zhvillua të dielën në kryeqytetin italian, vendasit kërkuan penallti, por ashtu nuk mendoi gjyqtari.
Në këtë situatë, nuk mungoi edhe reagimi i trajnerit të Giallorossëve dhe veprimi i tij u ndëshkua me karton të kuq.
Never change, Jose Mourinho https://t.co/mGeZLUl49i
— Has the Referee or VAR made a poor decision? (@PoorEPLreferees) September 18, 2022
Ky suspendim, do t’ia pamundësojë strategut portugez ta drejtojë Romën në sfidën e 1 tetorit në Giuseppe Meazza kundër skuadrës së dikurshme, Inter.
Mourinho është mësuar të kryesojë titujt e gazetave sportive me veprimet kundërthënëse gjatë karrierës së tij me klubet, si Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham Hotspur dhe tash Roma.
Roma pësoi humbje minimale në këtë takim dhe humbi rastin ta ngushtonte diferencën me ekipet e kreut të tabelës. /Telegrafi/
Jose Mourinho is sent off. Gives the camera a little wink pic.twitter.com/bwU54hSzlw
— The18 (@the18com) September 18, 2022
https://twitter.com/iF29s/status/1571566186571399169
The referee denies Roma a penalty after a clear foul on Zaniolo, José Mourinho invades the pitch to scream at the referee, the referee shows José Mourinho a red card, the Roma fans start singing José Mourinho's name.
So nothing new happened so far.https://t.co/OacrZqAEHC
— IM🇵🇹 (@Iconic_Mourinho) September 18, 2022