Telegrafi

Hyri të shpëtonte shokun, u mbyt në liqe – ngjarja që i mori jetën iranianit

47-vjeçari iranian, Malek Shara’i, banues në Manëz është mbytur aksidentalisht para katër ditësh në liqenin e fshatit Rrotull.

Ai ka humbur jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar jetën e njërit prej miqve të tij në liqenin rrotull në zonën e Durrësit në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur para katër ditësh, kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte.

Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas, duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan.

Njëkohësisht, u kërkua ndihmë policisë dhe ekspertëve zhytës të qeverisë shqiptare, dhe operacioni i kërkimit vazhdoi dy herë deri në mbrëmje.

Përpjekjet për të gjetur trupin e Malek-ut vazhduan të mërkurën, të enjten dhe të premten, por kanë qenë të kota deri tani.

Nga mediet bëhet publik njoftimi i organizatës që menaxhon refugjatët iranianë në Shqipëri.

Anëtari i PMOI Malek Shara’i, lindur në Khorramshahr në 1970, iu bashkua NLA (Ushtrisë Kombëtare të Çlirimit) 21-vjet më parë, dhe kaloi vite të lavdishme përkushtimi në kampet Ashraf dhe Liberty, shkruajnë mediet në Shqipëri.

Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds.

Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve.

Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri.