Patricia Mulkeen nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara, e ka zmbrapsur hajnin që i hyri në shtëpi, derisa ishte tërësisht e zhveshur.
Gruaja 91-vjeçare ka qenë duke i veshur pizhamet, kur dëgjoi qenin që lehta pa pushim dhe zbriti një kat më poshtë, për të parë çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.
“Ishte një 20-vjeçar, që qëndronte para një plake të rrudhur. Me kërkoi falje dhe iku me vrap përjashta”, ka thënë Mulkeen lidhur me rastin.
Derisa forcat e rendit janë vënë në kërkim të plaçkitësit, pronarja kërkon që ai të lihet i qetë, pasi ka marrë dënimin meritor.
“Ai është ndëshkuar, sepse u tmerrua me atë çfarë ka parë”, ka thënë ajo me mahi. /Telegrafi/