Telegrafi

Hyri nëpër makinën e skanimit të bagazhit, nga frika se ia vjedhin çantën (Foto)

Punonjësit e sigurimit në një stacion trenash në Guangdong të Kinës, janë habitur kur në ekranin e makinës për skanim, panë siluetën e një gruaje.

Ajo ishte ulur në gjunjë në shiritin lëvizës, që të jetë pranë çantës së saj, nga frika se mund t’ia vjedhin, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë, kanë filmuar atë teksa është ngjitur dhe në momentin kur doli së bashku me bagazhet tjera.

Veprimi saj fillimisht është menduar të jetë ndonjë lojë, por ajo ka insistuar se kishte gjëra shumë të çmueshme dhe nuk guxonte t’i mbante larg. /Telegrafi/