Telegrafi

Hyri në kuti, që të përjetonte procedurën e dërgesës me postë (Video)

Kel Swann nga Londra ka hyrë në një kuti dhe motra tij e ka dërguar me postë nga një qendër postare, deri në banesën e tij.

Derisa qëndronte i mbyllur, 24-vjeçari kishte me vete lëng, çips, një shishe për të urinuar dhe telefonin celular që të postonte gjithçka në rrjetin social, transmeton Telegrafi.

“Sfida më e vështirë që kam parë ndonjëherë”, ka thënë ai pas 16 orësh, kur më në fund ka arritur në lokacionin e dëshiruar.

Videoja e postuar më poshtë, tregon eksperiencën e tij të vështirë, derisa e hedhin së bashku me pakot tjerat si dhe kur makina lëvizte me shpejtësi të lartë.

Në anën tjetër, në një raport të postës është kërkuar të mos përsëritet ky veprim, sepse është i rrezikshëm dhe mund të ketë pasojë ta paparashikuara. /Telegrafi/