Yang Jinhai shpeshherë kishte shkruar në Facebook se ndjen keqardhje për kafshët ‘e burgosura’ në kafaze dhe ka thënë se do të sakrifikohet për lirinë e tyre.
Ai është përpjekur që zotimet e tij t’i bëjë realitet dhe ka hyrë në kafazin e tigrave. Në fillim kafshët nuk e kishin sulmuar, mirëpo ai ka filluar t’i ngacmojë dhe ato kanë reaguar.
Stafi i sigurisë ka reaguar shpejt dhe ka arritur ta shpëtojë Jinhain me lëndime të vogla. /Telegrafi/