Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore.
Skitarja 17-vjeçare debutoi sot (e hënë) në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022. Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total.
Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
“Të garosh me të gjithë idhujt e mi, ishte diçka e mrekullueshme. Jam e lumtur me paraqitjen”, tha mes tjerash ajo.
Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD ‘Pekini 2022’ është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur.
Në videon e mëposhtme është deklarata e skitares, Kiana Kryeziu, pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.