Telegrafi

Hyri në dyqanin e Apple-t, theu secilin iPhone 7 që kishte para (Video)

Në dyqanin e Apple që ndodhet në Dijon të Francës, ka hyrë një njeri i paidentifikuar dhe ka thyer me një mjet metalik disa iPhone 7.

Burri me syze dhe çantë shpine , ka lëvizur qetësisht dhe i ka qëlluar telefonat e zgjuar, derisa nuk kanë arritur rojat, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit kanë shikuar të habitur, derisa shkaktonte dëme të pariparueshme për pronarin.

Nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi material, nga njëri që iku në drejtim të panjohur. /Telegrafi/