Në dyqanin e Apple që ndodhet në Dijon të Francës, ka hyrë një njeri i paidentifikuar dhe ka thyer me një mjet metalik disa iPhone 7.
Burri me syze dhe çantë shpine , ka lëvizur qetësisht dhe i ka qëlluar telefonat e zgjuar, derisa nuk kanë arritur rojat, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë shikuar të habitur, derisa shkaktonte dëme të pariparueshme për pronarin.
Nuk bëhen të ditura motivet e këtij krimi material, nga njëri që iku në drejtim të panjohur. /Telegrafi/
https://youtu.be/jkfbqljsndM