Gjykata Themelore në Tetovë ka shfuqizuar vendimin e Spitalit të Tetovës për t’ia ndërprerë marrëdhënien e punës anesteziologut Valton Dervishi, i cili u dënua me 15 muaj burg, pasi kishte hyrë “live” në Tik-Tok nga Reparti i Gjjinekologjisë, përcjell TV21.
Sipas vendimit të gjykatës, spitali është i detyruar që ta kthejë në punë të njëjtën.
“Kërkesa e paditur e paditësit V.D. aprovohet. Ndërpritet vendimi për shfuqizim të marrëdhënies së punës pa afat…nga viti, e marrë nga i padituri, ISHP Spitali Klinik i Tetovës”, thuhet mes tjerash në vendimin e gjykatës.