Një burrë që u sulmua nga një ari në Kolorado të SHBA-së, rrëfen momentin dramatik që e la atë me shenja në fytyrë dhe qafë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Dave Chernosky, 54 vjeç, dëgjoi papritur një zhurmë që vinte nga kati i poshtëm i shtëpisë së tij, në qytetin e Aspen, ndërsa e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur të premten e kaluar.
“Isha në gjumë dhe dëgjova një zhurmë në kuzhinë. Dhe për një moment mendova se diçka nuk ishte në rregull”, tha Chernosky për Good Morning America.
“Shkova në kuzhinë dhe pashë ariun aty. Ai qëndronte tek frigoriferi dhe tek dollapet e tjera”, u shpreh ai.
“Fëmijët e mi ishin në bodrum, kështu që doja të sigurohesha që ai të qëndronte lart”, potencoi Chernosky.
Nga frika për sigurinë e familjes së tij, babai i dy fëmijëve u përpoq të nxjerrë ariun jashtë.
Derisa ai e hapi dorën e garazhit, ariun e zuri paniku dhe vrapoi përsëri brenda shtëpisë dhe filloi ta sulmojë 54 vjeçarin . /Telegrafi/