Aktorja e njohur turko-gjermane, Meyrem Uzerli, është kthyer para publikut me një projekt të ri, pas përfundimit të serialit “Mbretëresha e Natës”.
33-vjeçarja u bë shumë popullore në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe në Ballkan me serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, ku luajti rolin e sulltaneshës Hyrem.
Në javët e fundit, aktorja është kthyer në sheshin e xhirimeve për një prej serialeve më të ndjekura të momentit në Turqi, “Eskiya Dunyaya Hukumdar Olmaz”, ku luan rolin e një biondeje mafioze të quajtur Suzi – transmeton Albeu.
Së fundmi, mediat turke kanë publikuar disa fotografi të aktores me kolegë të tjerë gjatë festimit të ditëlindjes së Oktay Kaynarca, i cili mbushi 51-vjeç.
Të pranishëm në festime ishin të gjithë aktorët e serialit, përfshirë Deniz Çakir dhe Sanem Çelik.