Telegrafi

Hypo Real Estate në prag te falimentimit

Ndihma prej 35 miliardë euro, që u premtua më parë nga qeveria gjermane dhe sektori financiar privat gjerman, duhet të realizohet sa më parë, deklaroi Hypo Real Estate, e cila është pjesë e grupit DAX.

Shumë banka gjermane janë tërhequr ndërkohë nga oferta e bërë më parë për ndihmë.

Sipas një zëdhënësi. Hypo Real Estate po lufton aktualisht për ekzistencë. Gjatë ditës së sotme pritet të zhvillohen bisedime për shpëtimin e kësaj firme nga falimentimi total.