Policia gjermane njoftoi se një njeri i paidentifikuar ka hyrë me veturë në mesin e njerëzve që po prisnin në një stacion autobusësh në lagjen e Berlinit Rajnikendorf.
Sipas Policisë, peronat që ishin aty arritën të largohen dhe askush nuk është lënduar.
Zëdhënësja e policisë, Valeska Jakubovski, tha sot se incidenti ka ndodhur mbrëmë dhe se autoritetet po kërkojnë ende shoferin, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.