Telegrafi

Hyn të vjedhë, por e pret pushka (Video)

Një mama në Florida të SHBA-së e ka bërë hajdutin të vrapojë për jetën e tij, duke i drejtuar një pushkë pasi ai kishte hyrë në shtëpinë e saj për të vjedhur.

Hajduti, i cili është filmuar nga kamera e sigurisë, afrohet pranë derës dhe duket sikur troket, por pak më pas ai ka e ka hapur me forcë dhe nxiton që të hyjë brenda për të vjedhur ç’të mund. Por atij nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se çfarë do të gjendet në krahun tjetër të derës, transmeton tch.

Mamaja e dy fëmijëve, e cila ka preferuar të mos identifikohet, po e priste me një pushkë në dorë. Ajo ka rrëfyer për mediat amerikane se po mbronte fëmijët e saj 3 dhe 10 vjeç. E kanë qenë pikërisht ata, arsyeja pse ajo nuk e ka tërhequr këmbëzën.