Një Sirian është arrestuar mbrëmë në orën 22:30 në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës.
Rasti është raportuar nga Policia në raportin e 24 orëve të fundit.
Sipas këtij raporti i dyshuari i ka prezantuar zyrtarit policor një pasaportë të falsifikuar.
KosovaPress ka tentuar të marrë vesh se sa ka qëndruar ai në Kosovë dhe për ku ishte nisur me pasaportën e falsifikuar, megjithatë as zyrtarë nga policia e as nga aeroporti nuk janë përgjigjur për të dhënë informata.
Sipas raportit të Policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit.