Telegrafi

Hyn në Guinness për shputat më të mëdha në botë (Video)

Rodriguez ka hyrë në Librin e Guinnessit dhe gjatësinë e shputës së tij e ka konstatuar këpucëtari gjerman, Georg Wessels.

Si fëmijë shputa e tij po rritej me shkallë normale, mirëpo kur u bë 10 vjeç brenda vitit këmba e tij u rrit nga numri 38 në 46.

Rodriguez tregon se sa vështirë është jeta nëse ke një shputë gjigante si të tijën.

“Që kur kam qenë 14 vjeç detyrohesha t’i bëja këpucët e mia nga materialet e pantallonave, që më hynin në punë vetëm për dy ose tre javë”.

“Shpeshherë shikojë tek këpucët e njerëzve të tjerë dhe pyes veten se sa ‘do i doja një palë këpucë të vogla’”.

“Në shkollë më kanë diskriminuar shumë”.

“Shpesh vija në shtëpi i traumatizuar, më pëlqente shumë të studioja dhe ende më pëlqen, mirëpo nuk dëshiroja që në klasë të qëndroja vetëm”.

“Unë dëshiroja që nëna ime të qëndronte me mua, sepse e dija se nëse do të isha vetëm atëherë ata do të më trajtonin sikurse një lodër”, shprehur Rodriguez.