Site icon Telegrafi

Hyn në fuqi marrëveshja për udhëtim me letër njoftimi

Maqedonia dhe Kosova sot do ta shënojnë hyrjen zyrtare në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore të qeverive të tyre për kushtet e udhëtimit të shtetasve të dy vendeve vetëm me letër njoftimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet në vendkalimin kufitar “Bllatë”, ku do të marrin pjesë zëvendësministri për punë të brendshme Agim Nuhiu, zëvendësministri plotësues Mitko Çavkov dhe zëvendësministri i punëve të brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha./Telegrafi/

Exit mobile version