Protesta e opozitës në Shqipëri e cila ka nisur prej 18 shkurtit, ka hyrë në ditën e 11-të.
Qëllimi i kësaj proteste që po zhvillohet para Kryeministrisë, është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur i vendosur për të vijuar protestën deri në formimin e një qeverie teknike. Ai ka theksuar se nuk mund të hyjë në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën, shkruan gazeta Shekulli.