Një burrë ka qëndruar mbi një pemë 25 metra të lartë për më shumë se 24 orë në qendër të Seattle, duke refuzuar të zbresë në tokë.
Pavarësisht orëve të tëra negociata, burri i paidentifikuar ka qëndruar i varur në një degë mbi rrugët e ngarkuara të qytetit, transmeton Telegrafi.
Ai ishte ngjitur në maje të pemës rreth orës 11 të paradites së mërkure, dhe gjatë gjithë kohës gjuante me fruta policët dhe njerëzit tjerë që përpiqeshin ta shpëtojnë.
Gjithashtu besohet se nga maja e pemës kishte kryer nevojën fiziologjike.
Policia, mjekët dhe zjarrfikësit që kanë dalë në vend të ngjarjes, kanë deklaruar para medieve se burri i ngjitur në pemë është duke refuzuar të bashkëpunojë, por është interesant fakti se ai kishte kërkuar nga ata një pako me cigare. /Telegrafi/