Site icon Telegrafi

Hyn me dhunë në një shtëpi dhe mbetet një javë në të

Pasi që shtëpiakët ishin në pushim, ai tërësisht i relaksuar është shtrirë nëpër krevate, ka shikuar televizorin dhe ka ngrënë ushqim nga frigoriferi i cili ishte përplot me gjëra ushqimore.

Në shtëpi kishte hyrë duke thyer dritaren e dhomës së fjetjes. Pos krevateve dhe televizorit, plaçkitësi është shërbyer edhe me kompjuter, e madje ka vozitur edhe automjetin e familjes të cilës ia kishte pushtuar shtëpinë.

Gjatë arrestimit të policisë Truesdell kishte deklaruar se e kishte ndier veten si në shtëpi të tij.

Exit mobile version