E ngarkuara si ushtrues detyre e ambasadorit në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, ka thënë se kërcënimet ndaj serbëve të Kosovës dhe pakicave tjera në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dëmtojnë të gjithë.
Përmes një postimi në Twitter, Hyland ka thënë se FSK-ja ka qenë model për vendin dhe përpjekjet e tyre për të qenë gjithëpërfshirëse.
“Kërcënimet e vazhdueshme ndaj serbëve të Kosovës dhe pakicave tjera në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dëmtojnë të gjithë. FSK-ja ka qenë model për vendin dhe përpjekjet e tyre për të qenë gjithëpërfshirëse duhet festuar dhe përsëritur, e jo të minohet”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/
Continued threats and intimidation of #Kosovo Serbs & other minorities in the #KosovoSecurityForce harms everyone. KSF has been a model for the country and their efforts to be inclusive should be celebrated and replicated, not undermined.
— Chargé d’Affaires Colleen Hyland (@USAmbKosovo) October 31, 2018