Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e Financave, ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti lirimin nga detyra.
Bajrami këtë e ka konfirmuar për Telegrafin.
“Sot nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti kam kërkuar lirim nga detyra e ministres së Financave”, ka pohuar ajo.
Bajrami ishte emëruar ministre e Financave në Qeverinë Hoti, pasi ajo ka qenë ministre e Arsimit në Qeverinë Kurti.
Gjatë kohës kur Bajrami ishte ministre e Financave kishte ndodhur vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. /Telegrafi/