Site icon Telegrafi

Hykmete Bajrami, dikur kritikonte ashpër PDK-në, tani po i nënshtrohet (Video)

Dështimi i ministres së MTI-së, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e Komisionit për Zhvillimin Ekonomik, ku deshi ta kontrabandojë Projektligjin për shitjen dhe furnizimin me derivate të naftës i ka irrituar tej mase deputetët e LDK-së.

Madje kundër saj doli të jetë edhe kryeministri Isa Mustafa. Me autorizimin e të cilit pastaj ky Ligj ishte hequr nga rendi i ditës në seancën e Kuvendit javën e kaluar.

Dështime të ngjashme ministrja Bajrami para këtij komisioni kishte edhe për draft ligjin për patentim.

Edhe për atë ligj ishte kritikuar se nuk kishte ndryshuar asgjë, duke e paraqitur të njëjtin draft që e kishte paraqitur ish ministrja, Mimoza Kusari – Lila.

Po kjo ministre nuk kishte arritur ta bind Komisionin e Brendshëm për shkarkimin e Sekretares Eljana Naka.

Komisioni kishte urdhëruar pezullimin e procedurave për shkarkimin e Sekretares.

Ajo ishte treguar e pafuqishme edhe në raport me njerëzit tjerë të partisë.

Ajo kishte autorizuar dy drejtuesve të LDK-së, Ismet Beqiri e Haki Rugova që të marrin pjesë në punimet e Organizatës Botërore të Tregtisë në Gjenevë.

Gjë për të cilën ishte munduar të shfajësohej, pasi ishte raportuar si skandal.

Para se të vinte ministre, Hykmete Bajrami kishte marr epitetin si kritikuesja kryesore ndaj kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

Ajo shfaqej e ashpër ndaj tij…çka kishte bërë që edhe Thaçi të merrej me të.

Ajo nuk njihej shumë deri sa u bë pjesë e këshillit të ekspertëve të LDK-së.

Për këtë ajo u shpërblye duke fituar mundësin për të kandiduar për deputete në zgjedhjet e vitit 2010, ku doli e suksesshme.

Besimin e marr e shpagoi si është më së miri, duke fol shumë e shpesh në Kuvend.

Edhe pse kritikonte PDK-në dhe Hashim Thaçin, i erdhi koha që LDK-ja të krijonte qeverinë me PDK-në, kurse Hykmete Bajrami të emërohej ministre në MTI.

https://www.youtube.com/watch?v=FpnX1edI0mk

Exit mobile version