Telegrafi

Hykës me ofertë prej 600 mijë euro në vit

Jahmir Hyka ka edhe gjashtë muaj kontratë me Luzernin, ndërsa ofertat nga Turqia nuk kanë të ndalur për të.

Këto oferta i ka pranuar edhe vetë mesfushori ne media, teksa së fundmi u shpreh se do t’i pëlqente të luante në MLS.

Por, mësohet se për Hykën ka edhe një ofertë konkrete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sport Ekspres shkuan se Seattle Sounders, ofron 600 mijë euro në sezon për mesfushorin.

Ende nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierë Hyka, por oferta amerikanë është e lartë dhe lojtari ka filluar të mendojë largimin.